KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?
Nga Edmond Hoxhaj (BIRN) Me 74 vende ende vakante në gjyqësor për shkak të procesit të vetingut, KLGJ parashikon përmes një studimi që ta shtojë organikën me 102 vende të tjera, edhe pse plotësimi efektiv i tyre do të jetë një sfidë shumëvjeçare. Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi më 29 tetor studimin për rishikimin e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë, sipas të cilit propozohet shtimi i 102 pozicioneve të reja për gjyqtarë, duke e çuar organikën nga 417 që është aktualisht në 519. Studimi propozon shtimin e 84 vendeve të përhershme operacionale dhe krijimin e 18 vendeve të rezervës funksionale. Gjithashtu, propozohet një kapacitet i përkohshëm prej 9 gjyqtarësh në Gjykatën e Lartë, me kushtin e krijimit të bazës së nevojshme...
Burimi:
kohajone.com