Klasa ideale me 15 nxënës? Garuli: Me mbi 30, mësuesi e ka pothuajse të pamundur
Klasat me mbi 30 nxënës krijojnë një ngërç që nuk mund t’i faturohet vetëm mësuesit, sipas psikologes Lorela Garuli. Duke folur për arsyet që i shtyjnë familjet të paguajnë mësime private, ajo tha se ngarkesa e lartë në shkollat publike e bën shumë të vështirë, e në disa raste pothuajse të pamundur, që çdo nxënës të marrë vëmendjen e nevojshme. Garuli deklaroi se, nga këndvështrimi psikologjik dhe sipas studimeve të cilave iu referua, një klasë me rreth 15 nxënës do të ishte më funksionale. Në një grup të tillë, mësuesi mund të përcjellë më lehtë dijet, ndërsa nxënësit kanë më shumë mundësi të njohin mësuesin dhe njëri-tjetrin. Ajo kujtoi se klasa nuk është vetëm hapësirë akademike, por edhe institucion social ku ndërtohen marrëdhënie, përgjegjësi dhe...
Burimi:
ntv.al