Kitaristi i nominuar katër herë për Grammy, Mak Grgić, vjen në Prishtinë
Filarmonia e Kosovës do të mbajë koncertin e radhës të dielën, më 1 nëntor 2026, në orën 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të interpretojë nën drejtimin e dirigjentit italian Marco Crispo, ndërsa solist i mbrëmjes do të jetë kitaristi slloven Mak Grgić, i cili është nominuar katër herë për çmimin prestigjioz Grammy. Koncerti organizohet në bashkëpunim me festivalin ReMusica, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës Italiane në Prishtinë. ObserverKult Lexo edhe: Korça bëhet kryeqendra e filmit me metrazh të shkurtër, 100 prodhime nga mbi 40 vende/ Për herë të parë edhe filma me Inteligjencë Artificiale
Burimi:
kultplus.com