Kina injekton mbi 46 miliardë euro në bankat dhe kompanitë shtetërore të sigurimeve
Kina po ndërmerr një hap të madh për të mbështetur sistemin e saj financiar, duke injektuar 360 miliardë juanë, rreth 46,1 miliardë euro, në tetë banka dhe kompani shtetërore të sigurimeve, në një kohë kur rritja ekonomike e vendit po ngadalësohet, raportoi “Euronews”. Pjesa më e madhe e fondit, rreth 290 miliardë juanë (37,2 miliardë euro), do të shkojë për bankat, me qëllim forcimin e kapacitetit të tyre, për të vazhduar kreditimin dhe mbështetjen e ekonomisë. Ndër përfituesit kryesorë janë Banka Bujqësore e Kinës dhe Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës, dy bankat më të mëdha në vend. Ndërkohë, fonde do të marrin edhe kompani të mëdha shtetërore të sigurimeve. Sektori financiar kinez, është përballur me presion nga normat e ulëta të interesit, dobësimi i...
Burimi:
kohajone.com