Kina e bën të detyrueshëm leximin e romanit “Jane Eyre” për nxënësit e klasës së nëntë

Kina e bën të detyrueshëm leximin e romanit “Jane Eyre” për nxënësit e klasës së nëntë

Romani klasik “Jane Eyre” i shkrimtares britanike Charlotte Brontë do të jetë lexim i detyrueshëm për një brez të ri nxënësish në Kinë. Autoritetet kineze kanë vendosur që nxënësit e klasës së nëntë në të gjithë vendin ta lexojnë veprën e plotë, e cila prej kohësh është pjesë e rekomandimeve letrare në sistemin arsimor të këtij shteti. I botuar për herë të parë më 1847 në Britani, romani rrëfen historinë e Jane Eyre, një vajzë jetime që punësohet si guvernante në shtëpinë e pasanikut misterioz Edward Rochester. Vepra është vlerësuar ndër breza për trajtimin e pavarësisë personale, dinjitetit dhe barazisë mes gruas dhe burrit. Në Kinë, romani ka një histori të gjatë popullariteti. Përkthimi i parë në gjuhën kineze u botua që në vitin 1925,...