Kim Kardashian merr vetëm 1 euro dëmshpërblim për grabitjen në Paris
Showbiz E Enjte, 17 Shtator 2026 19:08 Një gjykatë në Paris i ka dhënë Kim Kardashian një dëmshpërblim simbolik prej vetëm 1 euroje për grabitjen me armë që pësoi në kryeqytetin francez në vitin 2016. Shuma ishte pikërisht ajo që ylli televiziv kishte kërkuar përmes avokatëve të saj, duke theksuar se qëllimi i procesit ishte vendosja e drejtësisë dhe jo përfitimi financiar. Ngjarja ndodhi më 2 tetor 2016, gjatë Javës së Modës në Paris. Dy persona të maskuar si policë hynë në suitën e Kardashian në “Hôtel de Pourtalès”, e lidhën dhe i morën bizhuteri me vlerë më shumë se 6 milionë dollarë, përfshirë një unazë diamanti. Tetë persona u dënuan për grabitje me armë, rrëmbim dhe bashkëpunim në grup kriminal. Për shkak të kohës...
Burimi:
kohajone.com