Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë
Një aksident i rëndë rrugor me tre viktima shqiptare është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Glyfada të Athinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në bulevardin Poseidonos, pranë kryqëzimit me rrugën Kalypsous, në drejtim të Athinës. Në automjet udhëtonin pesë persona, kur për shkaqe që po hetohen, drejtuesi humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga, duke u përplasur me forcë me një mur betoni pranë një hoteli. Goditja ishte e fuqishme dhe automjeti pësoi dëmtime të mëdha. Për nxjerrjen e personave të bllokuar në makinë u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Tetë efektivë, të mbështetur nga tre automjete dhe pajisje të posaçme, morën pjesë në operacionin e shpëtimit. Tre nga pesë personat që ndodheshin në automjet nuk mundën t’u mbijetonin...
Burimi:
syri.net