Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin

Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin

Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mblodhi të hënën me dyer të mbyllura Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas vendosjes në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme të ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat pas përfundimit të takimit, Presidenca kërkoi që institucionet e sigurisë të mos konkurrojnë me njëri-tjetrin, duke i bërë jehonë qëndrimit të kryeministrit Edi Rama se përgjegjësia në rastin e goditjes nga SPAK është tërësisht individuale. “Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë”, thuhet në deklaratën e lëshuar pas takimit. Në deklaratë bëhet...