Kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës/ Pedagogët dhe studentët mbërrijnë te Parlamenti
Pedagogët dhe studentët janë mbledhur para Parlamentit, duke vijuar protestën kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Të bashkuar në revoltën kundër korrupsionit dhe dhunës policore, ata kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje. Protesta vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa të rinjtë vijojnë të këmbëngulin se nuk do të tërhiqen pa përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe pa ndryshime konkrete. Ndërkohë që në sencën parlamentare që po zhvillohet, opozita është po proteston në mbështetje të kauzës së studentëve duke u përplasur me mazhorancën socialiste dhe kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Burimi:
syri.net