Kërkoi nga arratia parashkrimin e dënimit me dy vite burg, GJKKO shtyn seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla! Ja kur do mbahet
Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për kërkesën e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burgim për fshehje pasurie. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 16 nëntor, në orën 08:30. Gazetarja Anila Hoxha, raporton se gjatë seancës së sotme, prokurorja e Posaçme e SPAK, Enkelejda Millonai, pasi dëgjoi parashtrimet, kërkoi kohë për t’u njohur me materialet e referuara në këtë proces. Për këtë arsye, gjykata vendosi të shtyjë shqyrtimin e kërkesës. Llalla kërkon që dënimi i dhënë ndaj tij në vitin 2021, me vendim të formës së prerë, të konsiderohet i parashkruar. Argumenti i tij lidhet me faktin se kanë kaluar afro pesë vite nga vendimi, pa e vuajtur dënimin me dy vite burgim. Ish-kreu...
Burimi:
javanews.al