Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari

Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari

Një 33-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Ndroq. 33-vjeçari  Dylber Halili,  akuzohet në Itali për një sërë veprash penale, mes tyre tentativë vrasjeje, plagosje, shkatërrim prone dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë. Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. Policia e Shtetit Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Fast”, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me DVP Tiranë. Akuzohet në Itali, për krime kundër personit, kundërshtim të punonjësve të Policisë dhe shkatërrim prone, kapet në Ndroq, 33-vjeçari. Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional, nëpërmjet Interpol Tiranës, me homologët në Itali, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania)...