Kërkesa për përjashtimin e Spiropalit/ Fatmir Xhafaj del kundër Ramës
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, Xhafaj mësohet të ketë kërkuar që ndaj dy socialistëve të merren masa, por pa shkuar deri te përjashtimi nga partia. “Te merren masa, por jo të përjashtohen”, mësohet të jetë shprehur Xhafaj, duke dalë kështu kundër propozimit të kryesocialistit. Qëndrimi i tij vjen në një moment kur kërkesa e Ramës për largimin e Spiropalit dhe Ndrecës pritet të kalojë për votim në Asamble.
Burimi:
ntv.al