Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

Kërkesa e Ramës për dialog, ish-Presidenti Topi: Del në trotuar vë karrige, nuk është serioze! Kjo shoqëri s’e duron dot më këtë sjellje

Ish-presidenti Bamir Topi foli sot në News24 mbi protestat e studentëve ditët e fundit në Tiranë dhe qytete të tjera. Topi thekson se qytetarët nuk e durojnë më sjelljen arrogante dhe megalomane të kryeministrit Rama. Sipas tij, qasja e Ramës me karrige dhe stola çdo mëngjes te kryeministria është jo serioze. Nga ana tjetër, institucionet dhe qeveria shton Topi, janë në një errësirë totale sa i përket dhënies së transparencës çka e shton dhe më shumë revoltën. Bamir Topi: Edi Rama sot mund të ndjehet i qetë për këtë që ka  ndodhur, sepse kur filluan protestat zëri kryesor në media nuk janë problemet e mëdha që ka qeverisja e tij, korrupsioni i njerëzve të tij, dhe ky ka hyrë në një lloj ekuivalence të fajit,...