Kërcet grushti në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

Kërcet grushti në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

Një përplasje fizike mes dy të paraburgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Në konflikt janë përfshirë Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, dhe Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth një javë më parë, në ambientet e përbashkëta të institucionit penitenciar. Fillimisht, mes dy të paraburgosurve ka pasur një debat verbal, i cili më pas ka degjeneruar në përplasje fizike. Sipas burimeve në media, Julian Gjoshi i është afruar Vullnet Muçës dhe e ka goditur me grusht. Deri më tani, motivet që çuan në këtë konflikt mbeten të paqarta. Incidenti ka vënë në lëvizje autoritetet e burgut, ndërsa rasti mësohet se është referuar në Prokurori për veprime të...