“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

Analisti Frrok Çupi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, duke u ndalur te keqinformimi, inteligjenca artificiale dhe zhvillimet e fundit në Shqipëri. Çupi tha se Rama në OKB ndodhej në një situatë ku bota ishte nën tension për shkak të inteligjencës artificiale, thashethemeve dhe keqinformimit. Duke iu referuar edhe çështjes së Hysenit dhe SPAK-ut, Çupi deklaroi se, sipas tij, institucioni tashmë nuk po shihet si një institucion kushtetues. “ Rama në OKB ishte në një situatë ku bota ishte në tension, nga inteligjenca artificiale dhe thashethemi, keqinformimi. Njerëz, jini vigjilentë, është momenti të jemi vigjilentë nga e keqja, nga keqinformimi. Rama tha në OKB që na duhet një bashkëpunim, të merremi vesh dhe mos të dëgjojmë mashtrimin. E...