“Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku kritika 6 deputetëve që refuzojnë Presidentin: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

“Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku kritika 6 deputetëve që refuzojnë Presidentin: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish pas zhvillimeve në Kuvend dhe mosmbështetjes nga gjashtë deputetë të LDK-së për kandidaturën e Bekim Sejdiut për postin e presidentit të Kosovës. Përmes një reagimi të publikuar në rrjetet sociale, Abdixhiku e ka cilësuar situatën e krijuar si një moment që, sipas tij, ka përcaktuar edhe rrjedhën e mëtejshme politike të vendit. Kreu i LDK-së ka lënë të kuptohet se pas pamundësisë për të siguruar mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen e presidentit, vendi tashmë po shkon drejt një tjetër procesi zgjedhor. Abdixhiku ka theksuar se zgjedhjet e reja nuk kanë qenë pjesë e planit politik të LDK-së dhe se kjo nuk ka qenë as një kërkesë e strukturave apo anëtarësisë së partisë. Sipas tij,...