Këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit: Më dhemb shpirti për studentët

Këngëtarja e mirënjohur Irini Qirjako i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit: Më dhemb shpirti për studentët

Në mbështetje të studentëve që protestojnë para Ministrisë së Arsimit, protestës i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur Irini Qirjako. Me praninë e saj, artistja i bashkohet zërave që mbështesin studentët në protestën e tyre. “Më flet shpirti”, është mesazhi që dha artistja. Përpara Ministrisë së Arsimit janë studentët, ndërsa edhe përfaqësues të PD-së pritet të bashkohen me ta. Kërkesa kryesore e protestuesve është largimi i kryeministrit Edi Rama, që e akuzojnë se drejton një qeveri të korruptuar dhe se zgjidhja vjen vetëm me ikjen e tij dhe të qeverisë së tij.