Këngëtarja Aurela Gaçe i bashkohet protestës
Këngëtarja Aurela Gaçe dhe moderatori Blendi Salaj janë parë këtë të martë në mesin e protestuesëve në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”. Dy figurat publike krah për krah me qytetarët e tjerë përgjatë aksit kryesor të kryeqytetit. Prania e tyre në bulevard vjen në një moment kur tubimi po vijon nën tension dhe prani të shtuar policore, duke reflektuar mbështetjen që lëvizja po merr nga personalitete të jetës publike e kulturore në vend.
Burimi:
kohajone.com