Kendall Jenner rrëmben vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia me një fustan ‘vintage’ nga koleksioni i Giorgio Armani

Kendall Jenner rrëmben vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia me një fustan ‘vintage’ nga koleksioni i Giorgio Armani

Ishin modelet ato që pothuajse e vodhën gjithë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia mbrëmjen e sotme, teksa Kendall Jenner shkëlqeu në premierën e filmit “Wild Horse Nine” me një paraqitje spektakolare. Ylli i modës, 30 vjeçe, zgjodhi të rikthehej pas në kohë me një fustan të përjetshëm të viteve ’90, duke lënë mënjanë veshjet më moderne teksa bëri paraqitjen e saj në tapetin e kuq, shkruan DailyMail. Kendall vuri në pah linjat e saj trupore prej modeleje me një fustan nga koleksioni i Giorgio Armani-t i vitit 1995. Ajo gjithashtu ndaloi për t’u dhënë autografe fansave që e prisnin në festival. Modelja, e cila është ambasadore e Armani Beauty në këtë festival, e kompletoi paraqitjen e saj elegante me bizhuteri diamanti nga Briony...