“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

“Kemi shtim të buxhetit për arsimin”- Kumbaro: Rriten bursat për studentët në nevojë, mbështetja shtrihet edhe në Master

Buxheti i vitit 2027 parashikon 1.25 miliardë lekë më shumë për arsimin e lartë. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se bursa për studentët nga familjet në nevojë do të rritet nga 10 mijë në 25 mijë lekë në muaj dhe do të vijojë edhe gjatë studimeve Master. Në Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, Kumbaro tha se paketa e mbështetjes do të përfshijë mbi 11 500 studentë: 5 900 nga familjet në nevojë, 5 500 me mesatare 9-10 dhe 177 studentë në degët prioritare, të cilët përfitojnë 50 mijë lekë në muaj. “Kemi vendosur një rritje të buxhetit për zërin e arsimit të lartë. Arsimi i lartë merr rritjen më të madhe në vlerë në buxhetin e vitit 2027 të Ministrisë së...