”Kemi aeroportin më të madh në rajon”, Rama: Rinasi po lë pas Beogradin, por ka forca që nuk duan të na shohin kështu
Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimin e Shqipërisë dhe rritjen e numrit të udhëtarëve në aeroportin e Tiranës, gjatë fjalës së mbajtur në një mbrëmje gala në New York. Rama deklaroi se prej pesë apo gjashtë vitesh Shqipëria ka aeroportin më të madh në rajon, duke theksuar se rritja nuk është vetëm relative, por edhe në shifra konkrete. ”Është viti i 5 apo i 6 që kemi aeroportin më të madh në rajon. Duke qenë shumë i madh jo vetëm në terma relative, në rritje në Europë, por edhe në shifra. Më shumë udhëtarë se sa ai në Beograd”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë tha se ky ndryshim nuk është i lehtë për t’u pranuar nga të gjithë, duke iu referuar perceptimit për...
Burimi:
kohajone.com