Këmbët e lënguara të Nënë Terezës, këmbët e shenjtores që ecën mëshirshëm mbi dhimbje në rrugën e kalvarit
Nga Albert Vataj E kemi parë Nënë Terezën në një pafundësi fotosh, fytyra e saj e rrudhur nga përkushtimi, sytë që mbartnin një paqe të thellë dhe një dhimbje të heshtur, duart e saj të vogla që përqafonin të braktisurit si të ishin fëmijët e saj. E kemi parë në altarët e bamirësisë, në podiumet e Nobelit, pranë personaliteteve botërore, si një grua shtatshkurtër që mati botën jo me trupin, por me shpirtin e mirësisë.Por kurrë nuk kemi parë këmbët e saj. Po, këmbët e saj, të zbathura, të lodhura, të përvuajtura. Ato që nuk u fotografuan, por që mbartin në heshtje historinë e një kalvari të gjatë. Këmbët që ecën nëpër rrugët e Kalkutës, nëpër lagjet e harresës, nëpër dhimbjet e njerëzimit. Këmbët që...
Burimi:
kohajone.com