Këlliçi: Skandali në Bruksel me këngën nacionaliste serbe duhet hetuar, nuk është gabim muzikantësh
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, kërkon hetim të plotë nga Brukseli pas transmetimit të një kënge nacionaliste serbe kundër Kosovës në Forumin e Zgjerimit të Komisionit Europian. Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ky nuk është një "gabim i muzikantëve" siç po paraqitet, por një provokim i qëllimshëm në një aktivitet ku Kosova as nuk ishte e ftuar. Gjithashtu, ai kritikon ashpër heshtjen e delegacionit shqiptar në BE, duke kërkuar që raportet e kryeministrit Rama me Beogradin të mos pengojnë reagimin zyrtar për mbrojtjen e interesave kombëtare. Postimi i plotë: Skandali në Bruksel me këngën nacionaliste serbe duhet hetuar, nuk është gabim muzikantësh!!! Skandali në Forumin për Zgjerimin të mbajtur në Bruksel nga Komisioni Europian, ku është transmetuar një këngë nacionaliste serbe...
Burimi:
syri.net