Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, bashkë me aleatët, mbështet kërkesat për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare për zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme. Në fjalën e tij në Parlament, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, dënon dhunën ndaj studentëve dhe kërkon vetëshpërndarjen e Parlamentit aktual, duke theksuar se opozita do të qëndrojë në krah të qytetarëve që kërkojnë ndryshim. “Sot është dita e dhjetë që Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit. Kjo është përgjigjja e një brezi që refuzon të pranojë më tej keqqeverisjen, arrogancën, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga pushteti i Edi Ramës. Kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie. Është një revoltë kundër...