Këlliçi në intervistë për median britanike: Rama po mundohet të shkaktojë një viktimë në protestë
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama në një intervistë për median britanike “UnHerd”, ku foli për protestat në Shqipëri, përplasjet mes opozitës dhe qeverisë, si dhe skenarët që, sipas tij, mund të zhvillohen në ditët në vijim. Pjesa më e fortë e deklaratave të Këlliçit lidhet me pretendimin se kryeministri mund të synojë krijimin e një situate me viktima gjatë protestave, për ta përdorur më pas si argument për ndërprerjen e tyre. Sipas nënkryetarit të PD-së, opozita ka marrë informacion nga persona që ai i përshkroi si të afërt me kryeministrin. “Kemi marrë një informacion nga rrethi më i afërt i kryeministrit, brenda zyrës së tij, se ai po përpiqet të shkaktojë një viktimë në protestë”,...
Burimi:
ntv.al