“Ke marrë fonde, kthe lekët”/ Debat i ashpër mes Mevlan Shanajt dhe Jonid Jorgjit (Video)
Të ftuar në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon ishin aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj, përballë drejtorit të Qendrës Kinematografike, Jonid Jorgji dhe producentit Ols Abazi. Debati i nisur javën e shkuar lidhur me projektligjin për kinematografinë shqiptare duket se është nxehur më tej. Të dy u përplasën ashpër, për herë të parë përballë njëri-tjetrit në studio. Mevlan Shanaj: Ju falënderoj që më jepni mundësinë të jem përballë këtij zotërisë, që është kryetar i Qendrës Kinematografike, ose duhet të them këtë djalin, sepse nuk është në pozicionin e Kryetarit të Qendrës. Po të dojë ai, ja argumentoj edhe këtë.Unë reagova te festivali, sepse nuk ka rëndësi, një festival ikën, vjen tjetri, por për qëllimin e madh, për deformimin që do t’i bëhet ligjit të kinemasë....
Burimi:
kultplus.com