KDI: Muaji i parë i Legjislaturës së 11-të, kaotik në planifikim dhe organizim

KDI: Muaji i parë i Legjislaturës së 11-të, kaotik në planifikim dhe organizim

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se muaji i parë i punës së Legjislaturës së 11-të të Kuvendit të Kosovës është karakterizuar nga mungesa e një plani të integruar dhe koordinimi i dobët ndërmjet organeve parlamentare. Në një konferencë për media, KDI prezantoi raportin “Kuvend pa rend! Organizimi dhe planifikimi i punës së Kuvendit në Legjislaturën e re”, i cili analizon punën mujore të Kuvendit, me fokus në planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve parlamentare. Sipas KDI-së, mungesa e një plani të integruar që do të përcaktonte prioritetet, afatet dhe koordinimin e aktiviteteve ka ndikuar në organizimin e përgjithshëm të punës parlamentare dhe në llogaridhënien ndaj qytetarëve të Kosovës. Raporti evidenton se fillimi i punës së Legjislaturës së 11-të nuk ka nisur me organizim të...