Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Gjirin e Vlorës
Katër anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur në Gjirin e Vlorës, ku do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët me Forcën Detare Shqiptare, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak dhe rritjes së ndërveprueshmërisë mes vendeve aleate. Sipas raportimeve në media, në përbërje të grupit detar janë dy anije nga Gjermania, një nga Italia dhe një nga Spanja. Luftanijet kanë mbërritur në ujërat shqiptare më 2 nëntor dhe do të qëndrojnë deri më 6 nëntor. Gjatë datave 3 dhe 4 nëntor, ekuipazhet e anijeve do të zhvillojnë vizita portuale, ndërsa në datat 5 dhe 6 nëntor janë parashikuar stërvitje të përbashkëta detare dhe ajrore. Në këto manovra do të angazhohen anijet luftarake të NATO-s dhe mjetet lundruese të Forcës Detare Shqiptare. Stërvitja synon forcimin e bashkëpunimit operacional...
Burimi:
kohajone.com