Kategoria e Parë/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin më të spikatur të javës së tretë
Java e tretë e Kategorisë së Parë u zhvillua të mërkurën, me disa rezultate të rëndësishme. Besa triumfoi 5-0 ndaj Orikut, ndërsa Sopoti regjistroi një fitore 1-3 në transfertën ndaj Burrelit. Kastrioti mposhti minimalisht 1-0 Flamurtarin, ndërsa Pogradeci mori maksimumin e pikëve pas fitores 0-3 në transfertën ndaj Kukësit. Në barazim pa gola u mbyll sfida mes Bylisit dhe Besëlidhjes, ndërsa nga një pikë morën edhe Korabi dhe Iliria, të cilat barazuan 1-1 në takimin e zhvilluar në Peshkopi. Në përfundim të javës së tretë, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur të javës, sipas skemës 1-4-3-3. Hasaj i Ilirisë bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe është përzgjedhur si portieri më i mirë i javës së tretë. Mbrojtja me katër formohet...
Burimi:
sportekspres.com