Kategoria e Parë: Mbyllet me sukses seminari 4-ditor, para sezonit të ri. Mori pjesë edhe instruktori i UEFA-s

Kategoria e Parë: Mbyllet me sukses seminari 4-ditor, para sezonit të ri. Mori pjesë edhe instruktori i UEFA-s

Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit përmbylli me sukses seminarin 4-ditor për arbitrat e Kategorisë së Parë, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik në kampionatin “Abissnet Superiore”. Në këtë seminar mori pjesë edhe instruktori i UEFA-s, Kosta Capitanis, i cili kontribuoi në zhvillimin e sesioneve teorike dhe praktike, duke sjellë eksperiencën dhe standardet e UEFA-s në përgatitjen e arbitrave shqiptarë. Pjesë e rëndësishme e seminarit ishin edhe testimet fizike, përmes të cilave arbitrat e Kategorisë së Parë vlerësuan dhe testuan përgatitjen e tyre fizike në prag të sezonit të ri. Programi 4-ditor përfshiu një gamë të gjerë tematikash që lidhen me vendimmarrjen, menaxhimin e ndeshjes, komunikimin dhe përgatitjen fizike e mendore të arbitrave. Në fokus ishin incidentet në zonën e...