Kastrioti përmbys gjithçka dhe feston Superkupën, Bislimi sjell trofeun në Ferizaj
Një gol në sekondat e fundit dhe një trofe historik për Kastriotin. Skuadra ferizajase ka triumfuar në Superkupën e Kosovës në hendboll, pasi mposhti Besa Famgasin me rezultat 27:26 në palestrën “Bill Clinton”, në një ndeshje që dhuroi emocione deri në momentin e fundit. Heroi i mbrëmjes ishte Jeton Bislimi. Pivot i Kastriotit realizoi golin vendimtar pak sekonda para përfundimit, duke shpërthyer festën në palestrën e mbushur me tifozë. Ndeshja nisi më mirë për pejanët, të cilët e kontrolluan pjesën më të madhe të fraksionit të parë. Megjithatë, Kastrioti reagoi dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë, 14:14. Besa Famgas e nisi fuqishëm pjesën e dytë dhe arriti të krijojë një epërsi prej pesë golësh, 20:15. Por vendasit nuk u dorëzuan. Të shtyrë...
Burimi:
kohajone.com