KAS la në detyrë Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës, PD: Vendimi krijon një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet

KAS la në detyrë Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës, PD: Vendimi krijon një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet

Partia Demokratike e ka cilësuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) për të lënë në detyrë Kreshnik Hajdarin si kryebashkiak të Kuçovës si një precedent të rrezikshëm për zgjedhjet. Në një deklaratë për mediat, Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në selinë blu, Marash Logu, deklaroi se vendimi është një përpjekje e hapur për të asgjeruar Ligjin e Dekriminalizimit, i cili u miratua si një garanci jetike për të pastruar pushtetin vendor nga persona me të shkuar kriminale. “Pasi Gjykata e Posaçme (SPAK) e deklaroi fajtor dhe e dënoi zyrtarin e Partisë Socialiste për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, mbajtja e tij në detyrë përmes akrobacioneve juridike është e pambrojtshme. Ky vendim krijon një precedent të rrezikshëm, ku fshehja e të dhënave penale...