Karamuço zbulon prapaskenat e dhunës në Tiranë, dyshime për dorë të huaj, municione mes protestuesve dhe thirrje për akte terroriste
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në protestat e dhunshme në Tiranë, ka ndikim të huaj. Në një intervistë për “Breaking News” në ABC News, Karamuço u shpreh se ndikimi i haj gjen një vatër, për ta bërë të dhunshme për interesat e tyre. Sipas Karamuços, mund të ketë edhe zgjatime të lëvizjes së antifës, teksa kërkoi që qeveria shqiptare të japë emra se kush qëndron pas dhunës. “Ndikimi i huaj, e kemi paralajmëruar prej shumë kohësh, ka gjithmonë dorë të huaj. Kjo që po ndodh në Tiranë, po ndodh edhe në kryeqytetet e tjera në Evropë. Gjithmonë ata drejtohen te një vatër, për ta bërë të dhunshme për interesat e tyre. Rusia, boshti sllav që mbërrin deri në Ballkan, po e shfrytëzon. Po...
Burimi:
javanews.al