Kapet në makinë me 6 emigrantë nga Sudani, 700 euro ‘bileta’ për në Tiranë! Arrestohet 23 vjeçari

Kapet në makinë me 6 emigrantë nga Sudani, 700 euro ‘bileta’ për në Tiranë! Arrestohet 23 vjeçari

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Devoll. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë Klajdi Muça, nga qyteti i Durrësit, i cili drejtonte një automjet tip benz dhe gjatë kontrollit të uniformave blu, brenda mjetit janë gjetur 6 emigrantë të paligjshëm. Këta të fundit ishin shtetas sudanezë, të cilët dyshohet se po transportoheshin drejt Tiranës, me qëllim kalimin jashtë shtetit. Sipas informacioneve, mësohet se për këtë aktivitet, 23-vjeçari dyshohet se do të përfitonte 600 deri në 700 euro për person. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti, një sasi lekësh dhe disa aparate celularë. Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë...