Kapet me doza kokaine në Itali, 50-vjeçari shqiptar përfundon në qeli

Kapet me doza kokaine në Itali, 50-vjeçari shqiptar përfundon në qeli

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur në flagrancë me një sasi lënde narkotike, të cilën dyshohet se kishte për qëllim ta shiste në komunën e Velletrit, në Romë. 50-vjeçari, i njohur më parë nga policia italiane, ndodhej në arrest shtëpiak në momentin kur u arrestua. Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit të 3 nëntorit, gjatë kontrolleve rutinë të urdhëruara për personat që u nënshtrohen masave kufizuese. Gjatë kontrollit të banesës, oficerët gjetën dhe sekuestruan gjithsej 55 gramë lëndë narkotike. Përveç drogës, u sekuestruan edhe një peshore dhe materiale të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për ndarjen dhe paketimin e dozave për shitje me pakicë.