Kapet furgoni me kanabis në Kakavijë, arrestohen burrë e grua (Emrat)
91 kilogramë kanabis me destinacion Greqinë janë kapur në pikën kufitare të Kakavijës brenda një furgoni. 88 pako ishin fshehur në një shtresë të posaçme në dyshemenë e mjetit. Në prangat e ‘bluve’ të Gjirokastrës kanë përfunduar shoferi dhe e shoqja, Klejdi dhe Bukurije Agalliu. Furgoni i nisur nga Shqipëria është ndaluar nga efektivët shqiptarë dhe sekuestruar bashkë me drogën. Rrethanat e ngjarjes janë nën hetim si dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Njoftimi i policisë: Falë kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare bazuar në analizën e riskut, parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë. Gjatë kontrolleve intensive, me përdorimin e mjeteve logjistike bashkëkohore, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në brendësi të...
Burimi:
argjiroja.net