Kapen 10 tonë kokainë të një organizate shqiptare në Spanjë, magazina u zbulua nga një paletë e rrëzuar
Policia spanjolle ka zbuluar një sasi gjigante kokaine, që dyshohet se arrin në rreth 10 tonë, në dy magazina në qytetin e Aguilas, në rajonin e Murcias. Zbulimi u bë rastësisht më 30 tetor, pas një incidenti në një zonë industriale, ku një paletë me mallra ra nga një pirun ngritës. Drejtuesi i mjetit u largua me shpejtësi, duke e lënë atë me motorin ndezur pranë hyrjes së një magazine. Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët e policisë nuk gjetën asnjë person, por vunë re një numër të madh kutish të vendosura mbi paleta. Dyshimet u shtuan kur një prej efektivëve vendosi të kontrollonte përmbajtjen e njërës prej tyre, duke zbuluar blloqe të presuara kokaine. Në magazinën e parë u gjetën më shumë se 5 tonë...
Burimi:
gijotina.com