Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

Kaos tek Argjentina, Presidenti Tapia përballet me akuzat, “yjet” rrezikojnë grumbullimin

Situatë e paqartë në kombëtaren e Argjentinës, ku grumbullimi i disa prej yjeve për ndeshjet e ardhshme është në dyshim. Mes emrave që mund të mungojnë është edhe sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, i cili ndodhet në listën paraprake. Problemet brenda Federatës Argjentinase dhe situata e presidentit Claudio Tapia kanë krijuar pasiguri rreth listës përfundimtare të kombëtares. Presidenti i federatës, Claudio Tapia, po përballet me disa beteja ligjore dhe akuza për pastrim parash, një situatë që mund të ndikojë edhe te kombëtarja argjentinase. Nëse konfirmohet mungesa e disa prej yjeve, Lautaro nuk do të ishte i vetmi. Në dyshim janë edhe Emiliano “Dibu” Martinez, Cristian Romero, Julian Alvarez, Alexis Mac Allister dhe Rodrigo De Paul. Një mungesë e Lautaros do të ishte një lajm pozitiv...