Kaos në ekipin e Muriqit! Presidenti refuzon largimin e trajnerit, kreu i pankinës braktis stërvitjen
Kaos te Fenerbahçja. Klubi turk po kalon një situatë mjaft të vështirë pas barazimit të mbrëmshëm 1-1 kundër Romës. Pas ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kampionëve, trajneri i klubit nga Stambolli dha publikisht dorëheqjen ga roli i tij. Një vendim i papritur ky, që befasoi jo pak opinionin sportiv. Klubi doli me një komunikatë zyrtare, teksa presidenti refuzoi kategorikisht largimin e Kartalit. Por duket se trajneri është 100% i vendosur t’i shkojë pas fjalës së tij. Ai ka braktisur seancën e sotme stërvitore, duke mos u shfaqur në terrenet sportive të Fenerbahçes për të stërvitur lojtarët. Një situatë aspak normale për përmasat. e këtij klubi, që duhet të marrë sa më parë një zgjidhje./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com