No Image Available

Kaos në aviacionin amerikan, ndalohen të gjitha fluturimet drejt SHBA pas një defekti në komunikimin e kontrollit ajror

Autoritetet e aviacionit kanë urdhëruar pezullimin e fluturimeve drejt SHBA në të gjithë vendin, pas një problemi komunikimi që ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi se vendimi është marrë për arsye sigurie dhe për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme. Sipas Sekretarit amerikan të Transportit, Sean Duffy, problemi lidhet me sistemet e komunikimit të qendrave të kontrollit të trafikut ajror në të gjithë vendin. Teknikët e FAA-së kanë nisur hetimet për të identifikuar shkakun e defektit, ndërsa autoritetet kanë premtuar përditësime të vazhdueshme mbi situatën. Ndërkohë, sipas platformës së gjurmimit të fluturimeve Flightradar24, rreth 3,100 avionë ndodheshin në ajër, në atë moment, me destinacion aeroportet amerikane. Platforma bëri të ditur se nuk po ngriheshin avionë të tjerë në...