“KANË NGRËNË KOKËN E SHTETIT”/ Mentor Kikia: Përse institucionet i shërbenin Agasit?
Analisti Mentor Kikia ka reaguar me tone të forta ndaj zhvillimeve në hetimet që lidhen me Ergys Agasin, duke ngritur shqetësimin për përmasat e ndikimit të krimit brenda institucioneve shtetërore. Në qëndrimin e tij, ai vendos përballë një pyetje të drejtpërdrejtë: përse struktura që duhet të mbronin shtetin dyshohet se janë përdorur në shërbim të interesave kriminale? “Këta kanë ngrënë kokën e shtetit dhe tonën bashkë me shtetin”, shprehet Kikia. Sipas analistit, prania e policëve të inkriminuar apo e zyrtarëve të korruptuar është një fenomen që mund të shfaqet në çdo vend. Por ai e sheh situatën shumë më të rëndë kur dyshimet prekin drejtues dhe struktura që kanë në dorë informacionin sekret, sigurinë publike, të dhënat e qytetarëve dhe ekspertimin e provave të krimit....
Burimi:
ntv.al