“Kane dhe Fabian Ruiz e meritojnë më shumë “Topin e Artë” sesa Mbappe e Yamal”, ish-portieri del kundër rrymës

“Kane dhe Fabian Ruiz e meritojnë më shumë “Topin e Artë” sesa Mbappe e Yamal”, ish-portieri del kundër rrymës

28 Shtator 2026 16:59 Telesport Duke qenë se na ndan më pak se një muaj nga ceremonia e madhe e “Topit të Artë”, gara për trofeun e rëndësishëm individual është më e fortë se kurrë. Santi Cañizares, ish-portieri i Valencias, Real Madridit dhe i Spanjës, i cili tashmë punon si komentator dhe analist, mendon ndryshe nga shumica në lidhje me fituesin e këtij viti për “Topin e Artë”. Ish-portieri zgjedh njërin mes Fabian Ruiz ose Harry Kane, ndryshe nga shumica që janë për Kylian Mbappe ose Lamine Yamal. “Do të qëndroj te zgjedhja ime personale; për mua, para Lamine Yamal dhe para Kylian Mbappe, ka dy kandidatë më të mirë: Harry Kane dhe Fabian Ruiz. Dhe kjo për shkak të asaj që ata arritën gjatë...