Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore
Kandidati për president të Francës dhe ish-kryeministri, Édouard Philippe, është marrë në pyetje nga autoritetet gjyqësore franceze, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi përvetësimin e fondeve publike, favorizimin dhe ngacmimin në vendin e punës. Dy gjyqtarët hetues i kanë dhënë Philippe statusin e dëshmitarit të asistuar, një masë procedurale më e lehtë se vendosja nën hetim formal. Çështja lidhet me periudhën kur ai drejtonte bashkinë e qytetit portual Le Havre, në veri të Francës. Avokati i tij, deklaroi se Philippe e mirëpret këtë vendim, duke theksuar se ai konfirmon bindjen e klientit të tij se nuk ka kryer asnjë shkelje. Hetimi nisi pas një kallëzimi te bërë nga një ish-punonjëse e administratës publike, e cila pretendon se kontrata e saj nuk u rinovua...
Burimi:
javanews.al