‘Kancer, dëmtim i ADN-së..’! Raporti i AKM-së zbulon krimin mjedisor të Albchrome: 300 tonë mbetje toksike në ambjent të hapur

‘Kancer, dëmtim i ADN-së..’! Raporti i AKM-së zbulon krimin mjedisor të Albchrome: 300 tonë mbetje toksike në ambjent të hapur

  pamjet nga gjetja e mbetjeve   ELBASAN- Është punlikuar raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit pas kontrollit në uzinën e Ferrokromit në Papër, Elbasan, në pronësi të kompanisë "Albchrome sh.p.k.", me përfaqësuese ligjore administratoren Teuta Ustundag. Kontrolli në terren ka zbuluar një skandal të rëndë: operatori metalurgjik ka depozituar në mënyrë të paligjshme qindra ton mbetje toksike tejet helmuese në ambient të hapur. Raporti i publikuar nga Kapital, i zhvilluar  nga inspektorët Xhevdet Haxhiaj, Henri Bacinozi, Enver Halipaj, konstaton një genocid të mirëfilltë mjedisor me pasoja fatale për shëndetin e popullatës lokale. Gjetja më alarmante e inspektimit është konstatimi i mbi 300 ton pluhura të kapura nga filtrat e oxhaqeve, të klasifikuara me kodin e rrezikshëm mjedisor 10 08 15*. Këto mbetje industriale, të...