Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka propozuar kryetaren e Parlamentit të Shtetit të Bavarisë, Ilse Aigner, si kandidate për postin e presidentes federale të Gjermanisë, duke e cilësuar atë si një politikane të qendrës, me bindje të qarta demokratike dhe aftësi për të ndërtuar ura mes qytetarëve dhe forcave të ndryshme politike. Duke prezantuar kandidaturën e saj, Merz vlerësoi përgjegjshmërinë, humanizmin dhe aftësinë komunikuese të Aigner, duke theksuar se Gjermania ka nevojë për një figurë që mund të mbështesë qendrën demokratike dhe të forcojë unitetin shoqëror. “Me Ilse Aigner, Gjermania fiton një presidente me vlera, me zemër, sharm dhe karizëm”, deklaroi ai. Nga ana e saj, Aigner e priti propozimin me emocion, përulësi dhe respekt, duke e cilësuar kandidaturën si një mesazh përballë forcave populiste. Ajo...
Burimi:
javanews.al