Kampioni i pamposhtur i botës zbulon bisedimet me Usyk: E ftoj për titujt në peshën “cruiserweight”, gati edhe në peshën e rëndë
Një përballje mes David Benavidez dhe Oleksandr Usyk mund të jetë në horizont, pasi amerikani pretendon se po zhvillohen bisedime me ukrainasin. Të dy boksierët janë të pamposhtur dhe Benavitez mban titujt e peshës “cruiserweight”, peshë ku dikur ka dueluar edhe Usyk. Usyk po i afrohet fundit të karrierës së tij të pasur me suksese. Ai ka fituar titujt e padiskutueshëm si në peshën “cruiserweight”, ashtu edhe në peshën e rëndë. Një duel tejet joshës mes tyre është përfolur dhe “përbindëshi meksikan” (The Mexican Monster) thotë se tani kjo është një mundësi reale. Benavidez, i cili mban titujt WBO dhe WBA në peshën “cruiserweight”, do të jetë vetëm një brez larg kurorëzimit si kampion i padiskutueshëm nëse mposht kampionin e WBC, Michal Cieslak, më 5...
Burimi:
telesport.al