“Kam pasur gjithnjë dobësi për Zhegrovën”, ish-sulmuesi i Juventusit: Lëreni të sulmojë, kthimin e topit pas e bëj edhe unë në moshën 58-vjeçare

“Kam pasur gjithnjë dobësi për Zhegrovën”, ish-sulmuesi i Juventusit: Lëreni të sulmojë, kthimin e topit pas e bëj edhe unë në moshën 58-vjeçare

Edon Zhegrova vazhdon të jetë temë diskutimi te Juventusi. Talenti shqiptar së fundmi ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist për bardhezinjtë. Paraqitjet e fundit kanë rihapur debatet nëse sulmuesi Kosovës duhet të marrë më tepër minuta te gjiganti i Serisë A. Fabricio Ravaneli, në një ndërhyrje në podkastin në “Youtube” të “Tuttosport”-it, i ka dalë në mbrojtje Zhegrovës. Ish-sulmuesi i Juventusit ka thënë se ka një dobësi për Edonin. Ai jep edhe këshillën e tij për mënyrën se si lojtari shqiptar duhet trajtuar. Sipas Ravanelit, Edon Zhegrova ka nevojë për më tepër liri. “Gjithmonë kam pasur një dobësi për Zhegrovën. Shpesh kam diskutuar me Spaletin rreth mënyrës se si e aktivizon atë. E njoh mirë trajnerin dhe e di se ai është...