Kalon projektligji që kufizon Specialen, pritet votimi i dytë: Falje presidenciale dhe jo mbi 15 vite burg

Kalon projektligji që kufizon Specialen, pritet votimi i dytë: Falje presidenciale dhe jo mbi 15 vite burg

Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë projektligjin për ndryshim-plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Që kufizimet e propozuara nga PDK të tilla si: dënimi maksimal 15 vite burg, vuajtja e dënimit në Kosovë dhe falja presidenciale, të hyjnë në fuqi, duhet të kalohen nen për nen në komisionin përkatës dhe më pas të votohen në lexim të dytë. Projektligji në fjalë shkaktoi jo pak debat në sallë. “Nuk mjafton vetëm të reagojmë ndaj një padrejtësie, por duhet të sigurohemi që, duke tentuar ta korrigjojmë një gabim, të mos e prodhojmë një tjetër. Adresa e fitores është apeli, aty dilet përfitues. Për fitore nevojitet organizim dhe strategji. Organizimi duhet të jetë shtetëror dhe kombëtar. Organizimi nuk bën të jetë partiak dhe jo qeveritar....