Kallëzimi për pagat e gushtit, SPAK nis hetimin dhe merr dokumentet në Ministrinë e Financave

Kallëzimi për pagat e gushtit, SPAK nis hetimin dhe merr dokumentet në Ministrinë e Financave

godina e SPAK-ut TIRANË- Çështja e pagave të magjistratëve ka kaluar në hetim nga Prokuroria e Posaçme. SPAK ka nisur verifikimet pas kallëzimit penal të bërë nga gjyqtarët lidhur me mosdhënien e pagave për muajin gusht 2026. Në kuadër të hetimit jan sekuestruar dokumente në Ministrinë e Financave të cilat pritet të shërbejnë për sqarimin e procedurave dhe vendimmarrjes që ka çuar në mosekzekutimin e pagave. Në kallëzimin e depozituar në SPAK kërkohet të identifikohen personat që kanë mare, përcjellë apo zbatuar vendimmarrjen që solli mosdhënien e pagave. Në mesin e personave të kallëzuar është edhe ministri i Financave, Petrit Malaj. Magjistratët argumentojnë se situata nuk është individuale, por prek një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh në të gjithë vendin. Përmes hetimit SPAK pritet të...