Kallëzimi i kryetarëve të gjykatave ndaj ministrit Malaj dhe 16 drejtuesve të Thesarit, SPAK nis verifikimet për ngërçin e pagave!
SPAK ka nisur verifikimet pas kallëzimit të njerëzve të drejtësisë për pagat. Gazetarja Anila Hoxha raporton, duke iu referuar burimeve jozyrtare, se pas administrimit të denoncimit, ku kërkohen një sërë veprimesh hetimore, çështja është regjistruar dhe po verifikohet. Kallëzimi lidhet me bllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve për muajin gusht 2026. Sipas rrethanave të përshkruara në dokument, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur më 17 shkurt 2026 shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2023 në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke konstatuar se ato kishin sjellë një ulje “të fshehtë” të pagës së magjistratëve. Gjykata i kishte dhënë Kuvendit afat deri më 31 korrik 2026 për të miratuar ndryshimet ligjore të nevojshme, afat që Kuvendi nuk e respektoi. Në këto kushte, Këshilli i Lartë Gjyqësor...
Burimi:
javanews.al